8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot në Malaga të Spanjës stërvitjen e parë si pjesë të përgatitjeve të saj për ndeshjen miqësore që do të luajë këtë të enjte ndaj Gjibraltarit.
Kuqezinjtë kanë qenë më një grup jo të plotë, pasi Manaj, Daku dhe Ajeti iu bashkuan pjesës tjetër të futbollistëve me vonesë. Ndërkohë, mungonin dyshja Shpendi-Çokaj, të cilët ishin lajmëruar së fundmi për të qenë pjesë e grumbullimit, pasi nuk ishin pjesë e listës fillestare të Silvinjos. Ndërsa risia tjetër e listës, Maldini Kaçurri, ishte i pranishëm në seancën stërvitore.
Kuqezinjtë do të vazhdojnë stërvitjet në Malaga edhe në ditët në vijim, para se të udhëtojnë drejt Gjibraltarit për miqësoren e parë historike me këtë përfaqësuese.
PANORAMASPORT.AL
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com