10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ekipi i ekspertëve të agjencisë amerikane të gjithësisë- NASA, ka testuar veshjet e veta të gjithësisë në kushte ekstreme siç janë në Mars, ndërsa për këtë u ka shërbyer baza në Antarktik.
Rrobat NDX-1 i ka dizajnuar inxhinieri argjentinas Pablo de Leon, ndërsa njeriu në to mund t’i rezistojë ftohtit ekstrem dhe erërave me shpejtësi 75 km/h.
Veshjet do t’u shërbejnë hulumtuesve në marrjen e mostrave të dheut në Planetin e Kuq- njofton Reuters.
“Kjo është hera e parë që veshjet i kemi ekspozuar ndaj kushteve aq ekstreme dhe të izoluara”, ka thënë De Leon pas kthimit nga ekspedita njëmujore.
Prototipi i veshjeve kushton 100.000 dollarë, ndërsa është i ndërtuar nga 350 materiale të ndryshme.
De Leon ka thënë se Antarktiku ka qenë vend i shkëlqyer për të testuar kualitetin e këtyre veshjeve.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com