Sot është ndarë nga jeta profesori universitar i gjuhës shqipe, prof.dr.Hamit Xhaferi. Një ligjërues i mirënjohur universitar me prejardhje nga fshati Zajaz i Kërçovës, i cili jetonte në Tetovë, përcjell INA.
Ai ka shërbyer për dekada në arsimin shqiptar, fillimisht në Gjimnazin e Tetovës dhe më pas në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), ku ishte profesor i rregullt dhe udhëheqës i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Profesor Xhaferi ishte një studiues i përkushtuar i letërsisë, pjesëmarrës në konferenca dhe autor i shumë punimeve shkencore.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kolegu i tij, profesori Vebi Bexheti, i cili e ka përshkruar si një edukator të mrekullueshëm dhe profesor të shkëlqyer. Ngushëllime familjes, kolegëve, ish-nxënësve dhe studentëve të tij