Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E), kolonel Peter Helzer, kryesoi ceremoninë e transferimit të autoritetit të Batalionit të Manovrave RC-E në kampin “Novosellë”, nënkoloneli Joseph Twigg ia dorëzoi zyrtarisht komandën nënkolonelit, Gregory O’Brien.
Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se gjatë gjithë vendosjes së nënkolonelit Twigg, batalioni kreu më shumë se 5,400 patrullime, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në përputhje me mandatin e KFOR-it.
Duke reflektuar mbi mandatin e tij, nënkoloneli Twigg tha: “Misioni ynë ishte i qartë: të ndërtojmë unitet, të nxisim besimin dhe të sigurojmë ndërveprimin.”
Në fjalën e tij, nënkoloneli O’Brien riafirmoi përkushtimin e batalionit të tij ndaj misionit të KFOR-it dhe shprehu vendosmërinë e tij për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë duke ndjekur rrugën e paraardhësit të tij.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.