5 ekipe marrin pjesë sot në konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e kampusin e ri universitar ‘Aleksandër Moisiu’, një që synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi.
Edi Rama tha se konkurset ndërkombëtare krijojnë mundësi të reja për zhvillimin urban dhe u japin profesionistëve të rinj mundësinë të përfitojnë nga përvoja e arkitektëve më të njohur në botë. Ai theksoi gjithashtu projektin për kampusin universitar në Durrës, i cili synon të shndërrohet në një qendër të gjallë studentore dhe komunitare.
“Jemi në një konkurs ndërkombëtar të radhës që janë shembëlltyrë e ambicies tonë për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësi të jashtëzakonshme për zhvillime që ndryshojnë jo vetëm cilësinë e jetës së atyre që bëhen përdorues të asaj që ndërtohet.
Është një universitet i hapur sepse u jep mundësi të gjithë atyre që janë përkushtuar arkitekturës dhe zhvillimit urban që të ballafaqojnë dijet e tyre, bindjet e tyre me dijet e bindjet e arkitektëve dhe të studiove që janë në pararojë të zhvillimeve urbane në botë. U jep mundësi të rriten profesionalisht, të mësojnë duke bërë punën dhe jo thjesht teorikisht.
Jemi në kushtet ku kemi gati zanafillën e një projekti të madh e ambicioz për kampusin në Durrës, për të investuar në një zhvillim që do të përmbyllë shumë vite më parë. Do të mundësojë që këtu të mos ketë thjesht studentë që vijnë për mësim e për t’u larguar, por të ketë një qendër komunitare studentore”, ndër të tjera Rama.
5 grupet konkuruese
-51N4E + Jeshile
-Bjarke Ingels Group (BIG) + Kristo Krisiko + Architevo Design Collective + Embrace IDEAS + Rider Levett Bucknall + HSC Studio + Ergys Çaushi
-FRPO Rodriguez & Oriol + Porras & La Casta Arquitectos + Studio B&L + Agim Seranaj + Adrian Paci
-OZ + iRI shpk + Felixx Landscape Architects & Planners + Studio Sabine Marcelis + BUROMILAN Milan Ingegneria
-Practica + Studio Rebus + Studio de Peisaj Ana Horhat