Në qytetin e Shkodrës vijon puna për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se kjo do të jetë një hapësirë moderne që do të përcjellë historinë e kulturën për vizitorët e qytetarët.
“Dhe me punën që vijon në Shkodër për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit, një hapësirë moderne për qytetarët e vizitorët që do të përcjellë historinë, kulturën dhe lidhjen e qytetit me traditën e vjetër të lundrimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Punimet priten të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm, kur muzeu do të plotësohet edhe me sheshin e ri të eventeve, një hapësirë bashkëkohore e konceptuar për aktivitete kulturore dhe artistike.
Ky investim do të sjellë një identitet të ri për Shkodrën, duke e pozicionuar atë si një qytet europian, ku kultura, historia dhe zhvillimi urban ecin krah për krah.