Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë. Trajneri Armir Grima ka publikuar listën me 23 futbolliste të ftuara për këto dy përballje vendimtare.
EB6A8571-2048×1365
Lista e plotë:
Portiere:
Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho
Mbrojtëse:
Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aidena Mustafa, Sara Maliqi, Arlinda Kodra, Suzane Vuksani
Mesfushore:
Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Mimoza Hamidi, Qendresa Krasniqi, Erjona Emërllahu
Sulmuese:
Fortesa Berisha, Valentina Troka, Kristina Maksuti, Esi Lufo
Ndeshja e parë do të luhet më 30 maj, në orën 19:00, ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” në Varazdin, Kroaci. Takimi i fundit për këtë edicion do të jetë më 3 qershor, po në orën 19:00, ndaj Çekisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë. Ukraina kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7, ndërsa Kroacia është në vendin e fundit pa asnjë pikë.