Altin Qato, i cili mban postin e drejtorit të Policisë Rrugore prej 4 vitesh, pritet të largohet nga detyra.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, i cili ka mësuar se ndryshimet në Policinë e Shtetit pritet të zyrtarizohen në vijim.
Sipas të njëjtave informacione, Qato do të zëvendësohet nga Perlat Vatoci, i cili së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.
Po ashtu, Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkoder.
Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si Specialist te Drejtoria Strategjike.