53
next post
Sot në orën 10:00 është thirrur seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë. Mandatar është Albin Kurti, pasi VV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Për të formuar qeverinë, Kurtit i duhen minimalisht 61 vota, mirëpo ai ka 48 deputetë të tij dhe disa nga votat e komuniteteve joshumicë.
Deri tani nuk ka pasur njoftim për ndonjë koalicion, derisa është e paqartë nëse ai do të arrijë ta marr mandatin e tretë si kryeministër.
Atjj i është ‘mbyllur dera’ nga pothuajse të gjitha partitë. PDK, LDK e AAK janë shprehur kundër një bashkëpunimi me VV-në. E vetmja parti që ka lënë mundësi koalicioni me partinë e Kurtit, është ajo e NISMA-s, porse edhe kjo ka vënë kushte. Kushte të cilat lidhjen me pozitën e kryetarit të parlamentit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com