Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
👮♀️👩🏫 Në vijim të këtij programi, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Durrës, në bashkëpunim me punonjës të shërbimit psikosocial dhe oficerët e sigurisë, zhvilluan takim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Nënë Tereza”, “Demokracia” dhe “Kushtrimi i Lirisë”, me temë “Siguria në rrugë”.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të tyre, si dhe me risqet, me pasojat administrative dhe ato penale që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në rrugë.
📄Për përcjelljen e mesazheve ndërgjegjësuese u përdorën video dhe materiale ilustruese me informacion të dobishëm për sigurinë rrugore.
Nxënësit treguan interes të lartë dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.
🔄 Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Durrës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe edukimit të të rinjve.
Në Durrës vazhdon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”
8