Përveç Vetëvendosjes pro Rashiqit ka votuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ndërkaq AAK-ja dhe PDK-ja kanë abstenuar.
Ndryshe, Rashiq është zgjedhur nënkryetar pasi që asnjëri nga nëntë deputetët e Listes Serbe nuk i morën votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
E pas dështimit që të zgjedhet njëri nga ta, Lista Serbe refuzoi të propozoi Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
Deputeti Igor Simiq tha se nënkryetari duhet të zgjidhet nga radhët e Listes Serbe dhe se kjo që po tentohet të bëhet në kuvend është shkelje e kushtetutës.
“ Të gjithë kandidtët i kam sjell dhe me shkrim. Vetëm këta kandidat kanë të drejtën në bazë të kushtetuetës. Mos të bëni diçka që është e qartë. Kjo pozitë i takon vetëm grupit të Lises Serbe. Ju po silleni qysh doni. Ne nuk bëjmë diçka që është në kundershtim. Përseri e propozojmë Slavko Simiqin. Ne nuk marrim pjesë në shkelje të kushtetutës. Jeni duke shkelur kushtetuten”, ka thënë Simiq.