Çështja e Alta Bankës është kapje strategjike e mekanizmave të vendit dhe dëshmi e margjinalizimit të VLEN-it në qeveri.
Sa i takon çështjes së Alta Bankës, ne e kemi paralajmëruar me kohë. Por nuk kemi qenë vetëm ne, 461 deputetë të Parlamentit Europian kanë vlerësuar se Maqedonia është bërë pjesë e botës serbe.
Kjo do të thotë se bota serbe ka hyrë në sistemet strategjike të vendit, për të kapur ndikim mbi partitë në pushtet, dhe se VLEN-i është bërë pjesë e kësaj kapjeje.
Paralajmëruan bankë shqiptare, por përfunduam me një bankë serbe. Çështja e bankës nuk është lojë ajo është përfshirje direkte dhe kapje e mekanizmave kryesorë për të ndikuar në politikë.
Ato banka do të financojnë kompani dhe biznese, dhe në këtë mënyrë, si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi, do të kapin politikën e vendit.
Përveç izolimit nga Bashkimi Europian, tani po lëvizim drejt botës serbe, dhe për këtë situatë VLEN-i do të mbajë përgjegjësi historike. Kjo gjithashtu tregon margjinalizimin e tyre në qeveri, pasi nuk kanë asnjë ndikim ose, mos e dhëntë Zoti, janë bërë pjesë aktive e kësaj kapjeje.
Ky është realiteti i hidhur që duhet ta shohim qartë: Maqedonia e Veriut nuk mund të lejojë kapjen e institucioneve strategjike nga bota serbe, dhe askush nuk mund të ikë nga përgjegjësia historike.