Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë bën me dije se gjatë këtij takimi është zhvilluar një dëgjesë institucionale me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, ku është diskutuar ecuria e reformës në kadastër, një nga proceset kyçe për administrimin e pronave në vend.
Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe reforma administrative territoriale, ku është bashkëbiseduar me kryetarin e komisionit përkatës mbi skenarët e mundshëm të kësaj reforme. Bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, prezantoi 4 variante të hartës territoriale që janë në diskutime.
1. Konsolidimi funksional: Sipas variantit të parë, bashkitë e vogla bashkohen me ato më të mëdha fqinje, ndërsa qarqet mbeten si nivel koordinues.
2. Konsolidim dhe decentralizim: Në skenarin e dytë atë të decentralizimit, propozohet krijimi i bashkive të mëdha në nivel të ish-rretheve.
3. Forcimi i qarkut: Skenari i tretë parashikon forcimin e qarkut me zgjedhje të drejtëpërdrejtë, ku ruhen bashkitë ekzistuese ruhen dhe qarku bëhet nivel ekzekutiv më i fortë.
4. Rajonet strategjike: Skenari i katërt, ai i rajoneve strategjike, i propozuar nga bashkëkryetari socialist i reformës territoriale parashikon konsolidimin e bashkive shumë të vogla. Sipas këtij variant, krijohen katër rajone për zhvillimin e infrastrukturës dhe menazhimin e fondeve të Bashkimit Europian.
Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe kalendari kombëtar i aktiviteteve, si dhe përmbajtja e takimeve të titulluara “Punët e Shqipërisë”, që sipas Ramës synojnë angazhimin më të gjerë publik.
“Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.