Ngjarjet e ditës 16 qershor 2025:
09:00- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime. (Rruga Tahir Sinani)
14:00- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në vizitë zyrtare përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupin Shkodra Elektronike, pas takimit mbahet konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës).
11:00- Mbahet mbledhja solemne e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Deçanit, ku do të ndahet çmimi “Qytetar nderi” i Komunës së Deçanit, kolonelit amerikan, Todd Jacobus. (Salla e Kuvendit të Komunës Deçan).
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizohen aktivitete me rastin e 16 Qershorit – Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës