Opozita nuk mori pjesë në këtë proces, por qëndroi brenda seancës, duke ndjekur në heshtje votimin nga karriget.

Opozita i ra tavolinës kur përmendej emri i Niko Peleshit, ndërsa shumica duartrokiste kryetarin e ri të Kuvendit

Komisioni i përkohshëm i ngritur për të administruar votat e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri përbëhej nga Fadil Nasufi, Saimir Asalla dhe Bledi Çomo, të propozuar vetëm nga PS pasi PD refuzoi të merrte pjesë në proces.

 

Ndërkohë, para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, u betuan edhe deputetët e rinj. Nga 140 të tillë, u betuan 135.

2 të zgjedhur nga PSD-ja, Tom Doshi e Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Pas këtyre dy dorëheqjeve, zëvendësuesit do të jenë nga lista e hapur e PSD.

Kurse 3 deputetët e tjerë që munguan në këtë seancë janë nga radhët e PD-së; Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Ata pritet të votohen në seancën e radhës, megjithëse ligji i lejon që kanë afat deri në 6 muaj. Tre deputetët demokratë munguan në seancën e sotme për arsye personale.

Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.

Seanca e parë e Parlamentit të ri këtë të premte (12 shtator 2025) u zhvillua në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar.

Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, me vetëm 50 deputetë, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve. Opozita u kthye te strategjia e vjetër e bllokimit. Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës. “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha. Seanca zgjati vetëm 24 minuta.

Seanca u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh.

Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD  hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Anëtarët e komisionit të votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Fadil Nasufi
Saimir Asalla
Bledi Çomo
 

 

Seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, kryeministri pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit 

 
Teksa është duke u mbajtur seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një vizatim i kryemnistrit Edi Rama mbi librin e Etikës së Deputetit

Siç shihet edhe nga video pas vizatimit kreu i qeverisë në fund i bën edhe një foto me cellular.

 
 

Opozita bojkoton procesin për zgjedhjen e kryeparlamentarit, Bardhi: Filozofia juaj është vjedhje, krim, korrupsion

 
Opozita nuk propozoi asnjë emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.

Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri.

“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.

 

Kuvend/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati, pritet t’i kalojë listës së hapur

 

1757690018_kuvendi.jpgDy deputetët e PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati. Të dy janë zgjedhur në qarkun e Shkodrës nga lista e mbyllur dhe burime thanë se Doshi do të ‘aktivizojë’ listën e hapur të Shkdorës.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.

 

inis seanca në Kuvend, pritet betimi i 140 deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

 
Deputetët janë rikthyer në Kuvend, ndërsa deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Pritet betimi i 140 deputetëve të rinj, ndërkohë që po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit. Për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.
 
Seanca e parë e Kuvendit, të pranishëm Zaçaj dhe Sadushi! Munguan përfaqësuesit e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme
 
1757669348_kuvend.jpeg

Në seancën e parë të Kuvendit të ri, mungoi SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në sallë, karriget e përfaqësuesve të dy organeve të drejtësisë. Ndërsa nga gjyqësori, të pranishëm ishin drejtuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, Holta Zaçaj dhe Sokol Sadushi.
 E  gjithë vëmendja, në këtë seancë të parë të Kuvendit, ishte te deputetët e kësaj legjislature të re.Në mesin e fotove, spikat edhe një e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha, të cilët kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit, pasi ishin ulur në të njëjtin rresht dhe vetëm një tavolinë larg.

Media greke: Dako, ithtare e helenizmit! Deputetja e Lapajt nga Kuvendi: Jam shqiptare, do përfaqësoj 64 mijë votuesë

 
Ana Dajko, e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.Ajo nuk i shpëtoi mediave, të cilat i morën prononcimin e parë, gjatë të cilës 60-vjeçarja dukej e “pushtuar” nga emocionet.

Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë. Krahas kësaj, Dajko tha se do të përfaqësojë 64 mijë votuesit e koalicionit.

“Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj…
Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,

Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhori vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.

 

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, demokratët refuzojnë ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve! Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës

 

Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet.

Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë  PS-së ndërsa Llaho i hoqi fjalën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve.

“Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin.

Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.

 

Ngrihet Komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve, PD bojkoton! Seanca rinis në 17:00

 

Ngrihet në Kuvend Komisioni që do të verifikojë mandatet e deputetëve të kësaj legjislature të re. Socialisti Taulant Balla njoftoi emrat që do të përbëjnë komisionin, ndërsa PD nuk mori pjesë. Drejtuesi Vasil Llajo, njoftoi se seanca do të rinisë në orën 17:00, ku pritet që të bëhet edhe betimi i deputetëve.

“Bazuar në nenin 2 të rregullorës së Kuvendit, në emër të grupit parlamentar të PS-së, propozojmë për Komisionin për verifikimin e mandateve: Milva Ekonomin, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla”, njoftoi Balla.

 

A do ta votojë Peleshin në krye të Kuvendit? Berisha bëhet lëmsh: 10 herë më mirë ai se sa ‘Kamarani’

 

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një prononcimi për gazetarët përpara se të futej në Parlament për seancën e parë plenare për këtë sezon, është pyetur nëse do të votonte Niko Peleshin si kreun e ri të Kuvendit.

Berisha tha se nuk do ta votonte në asnjë mënyrë Peleshin. Teksa më pas u ngatërrua dhe deklaroi se është 10 herë më mirë të votosh Peleshin, sesa Kamaranin, një personazh që sipas tij është bandit.

“Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty është 10 herë më mirë se sesa të votosh Kamarani apo bandën e tij në Korçë. Kategorish jo. Më mirë të vinte ai, se të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Ndërsa ky është bandit me post kryetar Parlamenti. Në asnjë mënyrë”, tha Berisha përpara se të futej në Kuvend

 

PD kthehet në Kuvend me ‘avazin’ e vjetër, shpalos pankarta me akuza kundër PS

Që në seancën e parë plenare të legjislaturës së XI, Partia Demokratike, e cila së bashku me aleatët në këtë mandat ka 50 deputetë, nisi aksionin opozitar, duke shpalosur pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të mbishkruara me akuza.
 

Formohet Sekretaria e Përkohshme në Kuvend, deputetja e PD-së bojkoton! Nuk i bashkohet kolegeve socialiste

 

Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja janë tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë dhe rrjedhimisht bazuar në rregulloren e Kuvendit do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit.Deputetja e PD-së Klodiana Çapja ka refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve nga kampi socialist duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.
 

PS ulet edhe ‘djathtas’ për herë të parë në Kuvend

 
Ka nisur seanca e parë parlamentare e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, ku Partia Socialiste dominon edhe në këtë mandat, por me një numër shumë herë më të lartë deputetësh krahasuar 3 mandatet e kaluara.Plot 83 ligjvënës socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majt. Për shkak të numrit të lartë, disa prej deputetëve socialistë janë detyruar të ulen “djathtas”, pra në pjesën ku ulet opozita.
 

Nis Kuvendi/ Vasil Llajo drejton seancën e parë: Duhet bashkëpunim! Anëtarësimi në BE nuk është mision i një partie, por kombëtar

 
Deputeti socialist, Vasil Llajo hapi seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit me një mesazh bashkëpunimi mes palëve politike. Ai tha se besimin që shprehën qytetarët më 11 maj, duhet ta kthejnë në realitet, duke punuar së bashku në interes të tyre. Përmendi gjithashtu rrugën evropiane drejt BE-së, teksa tha se nuk është një mision i një partie, por kombëtar.

“Sot sipas kushtetutës, më është besuar detyra e nderuar për të hapur këtë seancë të parë. Ky është moment solemn sepse fillon kapitulli i 4 viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. Këtë e shoh si simbol se jeta politike nuk ndërtohet vetëm mbi energjinë e rinisë, dhembshurinë e përvojës por mbi bashkëpunimin e të dyjave. Kemi nevojë për energjinë e brezave të rinj dhe maturinë e atyre që kanë parë më shumë. Me profesionin tim si mjek, kam mësuar se shërbimi ndaj njerëzve është rruga më e ndershme. Kjo duhet të jetë filozofia e punës tonë. Politika ka kuptim vetëm kur prek jetën reale të njerëzve. Kjo legjislaturë është e re në përbërje, qytetarët duan më shumë nga ne, politikë më pranë njerëzve. Është detyra jonë që këtë besim ta kthejmë në realitet. Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Të ndërtojmë një kulturë bashkëpunimi për çështje të mëdha kombëtare, duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë këtë. Të ndahemi në debate, e bashkohemi në qëllime. Shqipëria sot është më pranë se sot anëtarësimit në BE. Ky është mision historik i kësaj legjislature. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtare, për të cilin do të na gjykojnë brezat që vijnë. Le të dëshmojmë se dimë të bëjmë politikë të pjekur, ku nuk mungon debati por kur fjala e fundit është interesi i vendit.”, tha ai.

 

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion! Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

 
Kreu i PD,  Sali Berisha jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Berisha tha se edhe bojkoti është një opsion, por vendimet do të merren me strukturat e PD. Një koment e ka edhe për Ogerta Manastirliun e cila do të jetë kandidatja e PS.

“Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë. Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës. U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.

Gjatë Asamblesë së PS, kryeministri Rama kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke kërkuar shkarkimin e Veliajt. Kandidate për kryetare e PS, ministrja aktuale e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Berisha: Kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, jolegjitim

 
Edhe pse nuk njeh zgjedhjet, PD është paraqitur në Kuvend. Berisha tha për gazetarët se është një Kuvend jolegjitim

“Ky është një akt absolutisht me një mjedis legjitim dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme që opozita ka bërë ne ekzistencën e saj për çlirim e shqiptarëve nga narkodiktatura. Është parlament jolegjitim, ky është kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, ky është kuvendi i dhunimit të fjalës së lirë. Hap më legjitim se ky që bën sot PD nuk ka, por ne e kemi betejë, zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona”, tha Berisha

 

Konstituimi i Kuvendit të ri, të pranishëm dhe ndërkombëtarët! Mbërrin në parlament Nancy vanHorn

 


Në seancën e parë të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Shqipërisë, përveç deputetëve të rinj e të tjerë të dalë nga parlamentaret e 11 majit, të pranishëm në seancë do të jenë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit sapo ka mbërritur dhe e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy van Horn.

 

Sara Mile në Kuvend, vendos në qafë shallin me akuzat e opozitës: Simbolizon baltën që kanë hedhur mbi mua

 
Deputetja më e votuar e qarkut të Elbasanit Sara Mile, në ditën e parë të Kuvendit ka vendosur dhe një shall në qafë, për të cilin është shprehur se simbolizon të gjithë baltën dhe paragjykimet që opozita ka hedhur mbi të gjatë gjithë kësaj kohe.Ndër të tjera ajo thotë se tashmë do të tregojë veten e saj dhe se opozita duhet t’i kërkojë falje për të gjitha të thënat nga ana e tyre në fushatë.

“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge.

Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna.

Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.


 

S’do jetë më ministër drejtësie, Manja: Jemi në procesin e integrimit, Komisionin i Ligjeve do mbajë peshë të madhe

 
Ulsi Manja komenton largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Rama e kaloi në drejtimin e komisionit të ligjeve.

Manja: Qoftë një legjislaturë e mbarë.

Gazetarët: Pse iu largoi Rama?

Manja: Kryetar i komisionit të ligjeve. Jemi në procesin e integrimit, Komisioni i Ligjeve do jetë komision që do mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE, jam natyralisht aty ku duhet të jem.