Sot në Kuvendin e Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Regjistrimi i deputetëve ka filluar sot në orën 09:00 dhe se sot gjatë ditës do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 09 shkurtit.
Ndërkaq regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë dhe në ditët në vijim. Nesër e premte, do të regjistrohen deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ndërkaq regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë dhe të hënën, ku do të regjistrohen deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata nga radhët e pakicave.
Ndryshe, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar më 8 prill kryetarët e partive politike në vend, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive. Seancë kjo e cila është caktuar me 15 Prill nga presidentja e vendit Vjosa Osmani./Indeksonline/