Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, Shqipëria pjesë e demonstrimit me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë
Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.
Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.
Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. Për herë të parë Shqipëria do të ketë kapacitete dronësh në stërvitje.
“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.
“Defender Europe 2025”, është demonstrimi më i madh ushtarak në Europë, i udhëhequr nga trupat amerikane, e ku përfshihen anëtarë të Nato-s dhe vende partnere. E ndarë në tre faza, stërvitja, e cila ka nisur në pjesën veriore të kontinentit, më 11 maj, do të përfshijë afro 28 mijë trupa nga 39 vende. Operacionet do të shtrihen në territorin e 16 shteteve dhe në to, do të angazhohen njësi të shumta ushtarake nga deti, toka dhe ajri.