Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, të cilët do të raportojnë për problematikat që kanë konstatuar në terren. Të pranishëm, në takimin që po mbahet në një nga hotelet e kryeqytetit, janë edhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Kryeministri e nisi fjalën e tij duke adresuar akuzat për aksionin e ndërmarrë kundër objuekteve pa leje në Theth. Kryeministri tha se nuk kanë prerë në besë askënd, pasi tha se kanë legalizuar rreth 300 prona.
“Ne s’kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fonduin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.”, tha Rama.
Ky takim vjen dy javë pas atij të parit, ku iu kërkoi deputetëve që të zbresin në terren dhe të evidentojnë problematikat e qytetarëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me ta.
Ky takim vjen gjithashtu pas një aksioni të ndërmarrë në lirimin e hapësirave publike, ndërtimeve pa leje si edhe vizitave të kreut të qeverisë në bashkitë kryesore të vendit. Tre ditë më parë, Rama mbledhi në një takim në Durrës të gjithë kryebashkiakut, për disa prej të cilëve pati kritika.
Takimi i Ramës me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë: Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje
1752475815_edirama.jpg
Ka nisur takimi i kryeministrit Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë. Gjatë flalës së tij kreu i qeverisë tha se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje
“Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi amrrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve”, tha Rama.
Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, legalizuam rreth 300 prona! Janë goditur 40 subjekte, nuk janë objekte banimi, por fitimi
Kryeministri Edi Rama adresoi edhe kritikat se preu në besë banorët e zonës në Theth me shembjen e objekteve pa leje
“Mbetet për t’u parë se cfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin, bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një grehinë, edhe nga dy dhe nga tre, dhe policia e shtetit, ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori, dhe s’ka marrë asnjë veprim,. Gjithsesili policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësie, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i zpotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne skemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fonduin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë provces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën judhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.”, tha Rama.
Aksioni në Theth, Rama: Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, shumë nuk janë as banorë! Policia po heton kush qëndron pas pushtimit të qendrës së fshatit
Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm me deputetët e Tiranës, foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth.
“Dua të ndalem një moment tek cështja e Thethit për të adresuar edhe disa kënvështrime që në pikëpam, time meritojnë të adresohen, se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Së pari, kam vënë re se ka një teori shumë, sipas meje, për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin se kush e ka. Dhe duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga njëra anë kemi disa njerëz të shkretë, të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, nga ana tjetër, kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë. Duhet të sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, për njerëz të cilët janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi, madje në rastin flagrant që u bë shkak i gjithë këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë cfarëdo qoftë dhe policia e shtertit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit, kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëëllime fitimi. Nga ana tjëtër, nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelsin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit. Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.”, tha Rama.