Diaspora shqiptare ka nisur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për herë të parë, emigrantët shqiptarë bëhen pjesë e këtij procesi historik për vendin, ndërsa sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë 111 zgjedhës jashtë vendit që tashmë e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe fletën e votimit ia kanë kthyer kompanisë postare.
“Janë në mbërritje për në KQZ, por akoma në trakun e DHL, 111 zarfe. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar postierin e DHL për ta tërhequr ky zarf nga DHL. Me pak fjalë votimi i zgjedhësve shqiptarë nga jashtëm tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin kur njëri prej votuesve e ka marrë zarfin dhe e ka kthyer mbrapsht”, tha Ilirjan Celibashi.
Në një konferencë me gazetarët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se 111 votat e para pritet të mbërrijnë në Shqipëri sot pasdite dhe do të vendosen në Parkun Olimpik, ku do të jenë të monitoruara 24 orë me kamera, por edhe nga përfaqësues të partive politike.
‘Vota juaj për të vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE!’ Balla VIDEO-mesazh dhe udhëzime diasporës për zgjedhjet: Ja hapat që duhet të ndiqni, afati dhe koha e kthimit të zarfit
Ndoshta sot pasdite, ose nga darka do të mbërrijnë të paktën këto 111 zarfe që janë nisur. Do jetë proces i vazhdueshëm dhe me siguri që në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj, volumi i mbërritjeve do të jetë mijëra. Kemi shpërndarë 36% të dërgesave postare në kohë rekord”, tha Ilirjan Celibashi.
Rreth 91 mijë zarfe tashmë u janë dërguar në banesë zgjedhësve shqiptarë jashtë vendit.
“Shtete me shpërndarjen më të madh të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Duam që procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve. Sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar, votuesi i parë të cilit i ka mbërritur zarfi, i përket qarkut Dibër dhe është në gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta”, tha Celibashi.
Shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Nuk e përfundojmë dot nesër, shpresojmë ta mbyllim brenda kësaj jave
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët tha se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për diasporën shqiptare nuk mund të mbyllet nesër më datë 17, për shkak të ngarkesës. Celibashi tha se shpreson që shpërndarja të mbyllet maksimumi brenda kësaj jave. Ndërkohë, zarfi me votën e shqiptarëve në momentin që kthehet në vendin tonë do të vendoset direkt në Parkun Olimpik, ku do të jetë e monitoruar 24 orë me kamera.
“Do vijnë direkt në Parkun Olimpik, nuk shkojnë në KQZ, këtu bëhet procesi administrativ, i menaxhimit dhe dokumentimit të zareve që do vijnë. Kutitë e votimit do jenë këtu nën vëzhgimin e kamerave dhe përfaqësuesve të partive politike.
Kam frikë se nuk e përfundojmë dot në datën 17 procesin për shkak të ngarkesës të shtuar në kontrollin e procesit të përgatitjes dhe dërgimit të zarfave. Shpresojmë që në dy ditë, rasti më ekstrem që brenda kësaj jave ta përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.