23
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një person është lënduar mbrëmë pasi një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” u përfshi nga flakët.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana u shpreh se viktima ka pranuar tretman mjekësor teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.
“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Pllana.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com