Shqipëria është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës, ndeshjen mes dy skuadrave që vinin si humbëse të gjysmëfinaleve të play-off të Botërorit.
Ndeshja e “të dëshpëruarve” foli vetëm për ekipin ukrainas, pasi Shqipëria nuk ishte në ditën e saj më të mirë, thuajse inekzistente në sulm, por edhe me probleme të shumta në mbrojtje ku aktivizimi i Pllanës krijoi probleme për pjesën tjetër të repartit duke sjellë zhvendosje të Mitajt e Hysajt.
Silvinjo ndryshoi në startin e pjesës së dytë me aktivizimin e Pilos dhe Mehmetit, duke e kthyer Shqipërinë në rreshtimin e pazakontë për epokën e tij, me 5 në mbrojtje. Por pësoi gol me gjuajtjen e parë drejt katërkëndorit, ndërsa rrezikoi edhe disa herë të tjera të kapitullonte pa kushte,
Shtylla dhe pasaktësia e sulmuesve të Ukrainës shmangën një pasiv më të rëndë, me ndeshjen që u mbyll vetëm me shifrat 1-0 për ekipin lindor.
UKRAINË-SHQIPËRI 1-0
46′ Hutsuliak
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Ukrainës.
90’+1’ Kaliuzhni ndëshkohet me të verdhë për mbajtje ndaj Pajazitit.
90’ Jepen 2 minuta shtesë.
87’ Tjetër kaos në zonën e kuqezinjve, me mbrojtësit që lejojnë hapësira për gjuajtjet drejt katërkëndorit, të cilat për fat nuk përfundojnë në portën e Strakoshës. (VIDEO)
84’ Një harkim nga e majta e sulmit ukrainas gjen Ponomarenko, gjuajtja e të cilit me kokë kalon shumë larg portës së Strakoshës.
83’ Hutsuliak dhe Shaparenko lënë fushën duke i bërë vend Sudakov dhe Tsigankov.
83’ Asani hyn në fushë ne vend të Uzunit.
79’ Uzuni ka një mundësi të artë për të barazuar shifrat, por nga e majta e sulmit nuk ia del të mposhtë portierin e Ukrainës. (VIDEO)
78’ Hutsuliak ka edhe një rast tjetër për të rrezikuar me një gjuajtje nga e majta, që gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Strakoshës. (VIDEO)
74’ Malinovski dhe Voloshin i lënë vendin në fushë Zubkov dhe Pikhalonok.
70’ Zbritje e shpejtë e ukrainasve me Shaparenko i cili kalon me lehtësi Pllanën dhe gjuan, por gjen shtyllën që i mohon golin e dytë. (VIDEO)
70’ Goditje këndi për kuqezinjtë, Pllana me kokë gjuan shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
67’ Ukrainasit gjejnë hapësira të shumta tashmë, me Hutsuliak i cili ka mundësinë të gjuajë i vetëm, por nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)
65’ Pas një aksioni nga e djathta e sulmit ukrainas, Voloshin gjuan por gjen përgjigjen e Strakoshës. (VIDEO)
63’ Jaremçuk, Jarmoliuk dhe Konoplia i lënë vendin në fushë Ponomarenko, Kaliuzhni dhe Timçik në radhët e Ukrainës.
63’ Mehmeti nga e majta nis një top në shtyllën e dytë për Uzunin i cili rrëzohet e kërkon penallti, gjyqtari nuk e mendon si sulmuesi. (VIDEO)
60’ Balliu, Bajrami dhe Pajaziti hyjnë në fushë në vend të Hysajt, Shehut dhe Laçit në radhët e kuqezinjve.
59’ Laçi provon nga distanca dhe çon topin ë trekëndësh, portieri Riznik devijon në këndore. (VIDEO)
55’ Tjetër aksion i rrezikshëm i ukrainasve në krahun e majtë të sulmit, harkimi në zonë nuk gjen për fat asnjë nga sulmuesit. (VIDEO)
52’ Rreshtimi i kuqezinjve në pjesën e dytë është me 5 në mbrojtje, pasi Mitaj është spostuar më në qendër ndërsa Pilo luan i majtë.
46’ Shënojnë ukrainasit me gjuajtjen e parë në portë në pjesën e dytë! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Hutsuliak me kokë mposht Strakoshën. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Pilon dhe Mehmetin në fushë në vend të Brojës dhe Hoxhës.
45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
41’ Malinovksi provon me një goditje dënimi, gjuajtja e tij grushtohet nga Strakosha. (VIDEO)
40’ Hapësirë për Hutsuliak në hyrje të zonës kuqezi, për fat gjuajtja e tij drejt portës shkon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
31’ Një harkim nga e djathta gjen Shaparenkon në zonë, gjuajtja e tij me kokë shkon lart mbi traversë. (VIDEO)
29’ Malinovski tenton nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e kuqezinjve. (VIDEO)
28’ Voloshin hyn në zonë nga e majta dhe gjuan, devijimi i Hysajt ia bën punën më të thjeshtë Strakoshës (VIDEO)
25’ Broja nga e djathta merr topin mirë, i ikën mbulimit të mbrojtjes e më pas tenton të kalojë portierin por pa sukses. (VIDEO)
24’ Voloshin ka mundësinë e artë për të shënuar për ukrainasit, por gjuajtja e tij i vetëm në zonë devijohet nga Strakosha. (VIDEO)
17’ Përsëri Jaremçuk merr topin në zonën e Shqipërisë, kthesa e tij e shpejtë nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)
17’ Ukrainasit shënojnë me Jaremçuk pas një harkimi nga e djathta, për fat sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
13’ Top i gjatë në drejtim të Uzunit, portieri i ukrainasve del dhe largon sferën. (VIDEO)
10’ Hutsuliak hyn rrezikshëm në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij bllokohet nga Mitaj i vëmendshëm. (VIDEO)
7’ Malinovski gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet nga Laçi në këndore. (VIDEO)
6’ Kuqezinjtë kanë mundësinë të rrezikojnë me një goditje këndi, por harkimi i Laçit në shtyllën e dytë është shumë i fortë.
4’ Jaremçuk gjen hapësirë në të majtën dhe gjuan nga jashtë zonës, Strakosha pret në pozicion. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Valencia.
FORMACIONET ZYRTARE
UKRAINA: Riznik, Konoplia, Zabarnji, Sarapi, Mikolenko, Jarmoliuk, Malinovski, Shaparenko, Hutsuliak, Jaremçuk, Voloshin.
Trajner: Sergei Rebrov
SHQIPËRIA: Strakosha, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Uzuni.
Trajner: Silvinjo
