Klisman Cake ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Jordanisë. Ky takim është miqësor, ndërsa merr jetë nesër në “Air Albania” prej orës 19:00.
Emocionet e këtij grumbullimi. Të rinjtë me këmbë të mbarë- Emocionet nuk mund t’I përshkruaj. Ka qenë ëndërr për mua, siç është për çdo fëmijë. Jam i grumbulluar dhe po jetoj ëndrrën.
Grupi? Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen.
Bisedë me Silvinjon? Nuk kisha folur më parë, fola pasi erdha në hotel.
Nesër debutimi? Normalisht që jo, askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë.
A e prisnit një ftesë? Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi.
Çfarë iu kanë thënë te Shkëndija? Te Shkëndija janë gëzuar shumë. Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore.
Emocionet? Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub.
Keni thirrje? Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm.