Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 40% e votave të kandidatëve për deputetë.
Votat janë nga 1008 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë gjithsej.
Nga Lëvizja Vetëvendosje më i votuari është Albin Kurti me mbi 92 mijë vota, shkruan Reporteri.net.
Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.
Tek PDK prin Bedri Hamza, me rreth 44 mijë vota.
Lista vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jasharin, Vlora Çitakun, Ganimete Musliun, Arben Mustafën, Mërgim Lushtakun dhe Enver Hoxhaj.
Në LDK e para renditet Vjosa Osmani me mbi 29 mijë vota.
Osmani pasohet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.
Në AAK ndërkohë prin Ardian Gjini me rreth 15 mijë vota.
Lista vazhdon me Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, Bekë Berishën, Burim Ramadanin, Time Kadriajn, Agim Çekun, Arbër Tolajn dhe Albana Bytyqin.
Në nëntë Qendra Komunale të Numërimit është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi është përmbyllur në Junik, Han të Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novëbërdë.
Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, do të dorëzojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, shkruan Reporteri.net.KQZ tashmë ka nisur me verifikimin e këtyre pakove, ka konfirmuar zëdhënësi Valmir Elezi.
Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
“Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë”, ka shtuar Elezi.
Pakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh.
Sipas të dhënave preliminare, numri i pakove të tërhequra sipas kutive postare të vendosura në 23 shtete, përfshirë Kosovën, është si në vijim: Berlin (41,561); Bern (23,356); Stokholm (4,633); Paris (3,470); Vjenë (2,570); Prishtinë (2,005); Londër (1,383); Bruksel (1,195); Romë (1,076); New York (986); Ljubljana (891); Oslo (654); Otavë (538); Kopenhagë (348); Hagë (238); Zagreb (210); Stamboll (179); Podgoricë (128); Kanbera (113); Budapest (73); Shkup (63); Pragë (46); dhe Tiranë (9)./Reporteri.net
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë, vazhdohet për t’u siguruar se askush s’ka votuar dy herë
Në nëntë Qendra Komunale të Numërimit është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive,.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi është përmbyllur në Junik, Han të Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novëbërdë.
Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, do të dorëzojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Në QNR së shpejti do të fillojë skanimi i Listës së Votuesve nga vendvotimet e rregullta nga disa prej komunave që tashmë kanë përfunduar punën QKN dhe që kanë dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Skanimi i listës së votuesve që është përdorur në vendvotime është i domosdoshëm para se të fillohet me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse i ndihmon KQZ-së të sigurohet se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht.”, ka deklaruar Elezi.
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera: Deçan (25/48), Dragash (26/57), Ferizaj (49/146), Fushë Kosovë (17/62), Gjakovë (39/144), Gjilan (31/127), Drenas (Gllogoc) (26/73), Graçanicë (18/33), Istog (28/60), Kaçanik (19/44), Kamenicë (27/46), Klinë (29/62), Leposaviq (12/25), Lipjan (34/83), Malishevë (21/72), Vushtrri (17/89), Mitrovicë e Jugut (40/100), Mitrovicë e Veriut (12/21), Obiliq (29/34), Pejë (32/135), Podujevë (31/103), Prishtinë (38/262), Prizren (49/232), Rahovec (32/75), Ranillug (8/10), Skenderaj (26/71), Suharekë (26/86) dhe Viti (29/62).
Sipas të dhënave deri në ora 16:00, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara, që i takojnë 38 QKN-ve, është 902 nga 2,498 vendvotime apo mbi 36%.
Qytetarët ndëshkojnë Gectë e Llaushës, Fatosi e Fadili larg për t’u bërë deputetë
Dy emra të njohur të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt nuk arritën të sigurojnë mbështetje të madhe në zgjedhjet e 7 qershorit, bazuar në rezultatet e deritanishme.
Pas numërimit të 36.59 për qind të votave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cilu fyu rëndë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka grumbulluar veç 2 mijë 890 vota deri tani.
Ndërkohë, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci ka marrë 2,113 vota, duke mbetur gjithashtu larg kandidatëve më të votuar të subjektit të tij politik.
Fatos Geci është nip i Fadil Gecit, ndërsa të dy vijnë nga familja e njohur Geci e Llaushës, e cila ka pasur rol të rëndësishëm në jetën politike dhe publike të vendit ndër vite.
Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se as Fatosi në listën e LVV-së dhe as Fadili në listën e LDK-së nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit.
Gruaja e Rexhep Selimit ndër më të votuarat në VV
Me 24.70% të votave të numëruara nga zgjedhjet e 7 qershorit, Shqipe Mehmeti Selimi ka siguruar 9 mijë e 6 vota, duke u renditur ndër kandidatet me mbështetje të konsiderueshme të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë fazë të procesit zgjedhor.
Ajo është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-komandant i UÇK-së dhe figurë politike që aktualisht po gjykohet në Hagë.
Deri në këtë fazë të numërimit, bashkëshortja e “dhjetëshit” të UÇK-së, renditet e 12-ta.