18
next post
46 mijë e 15 shtetas të Kosovës nga 46 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Kjo shifër është bërë e ditur pas përfundimit të afatit për regjistrim nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të listës së votuesve.
“Nga 23 korriku dhe deri në përfundim të afatit, më 29 gusht, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërkaq janë refuzuar 10,094 të tjera”, ka thënë Elezi.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com