Që në orët e para të mëngjesit është në zhvillim një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i udhëhequr nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, me urdhër të Drejtorisë së Distriktit Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, nën koordinimin e Eurojust-it (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

 

Janë lëshuar 52 urdhërarrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier dhe mësohet se janë sekuestruar miliona euro pasuri. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës. Burimet thonë se është lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës. Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi. Po ashtu urdhërarrest është dhënë edhe për një avokat në Durrës Armand Tragaj, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.

Në orën 11:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

 

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.

Operacioni antidrogë ‘Ura’ në Shqipëri dhe Itali është vijim i operacioneve ‘Shefi’, ‘Kulmi’ dhe ‘Shpirti’.

 

Operacioni i përbashkët antidrogë Itali-Shqipëri, ndalohet edhe pronari i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”

Report TV mëson se në kuadër të operacionit të përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali është ndaluar edhe Ligor Çombashi, pronar i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”. Mësohet se ai është ndaluar në Fier.

Sakaq, mësohet se kontrolle janë ushtruar në disa qytete si edhe janë lëshuar 52 urdhër-arreste.

 

Operacioni Ura/ Në 11:30 Dumani, kryeprokurori i Barit dhe Drejtori i Antimafias italiane japin detajet në konferencë për media

1747646334_altindumani.jpg

Në orën 11:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e operacionit Ura do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

“Së pari uroj të jeni mirë! Në orën 11:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane për operacionin e përbashkët mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.  Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 11:10 qe te mund te hyni dhe te jemi gati per fillimin e perpikte. Për shkak të hapsirave të kufizuara është e pamundur për të pasur me vete kamerat tuaja. Konferenca do të zhvillohet me regji qendrore të RTSH-së nga ku mund të merrni sinjalin ose do t’ju dërgohet nje link, pak para fillimit te konferences. Do të ketë edhe pyetje përgjigje që lidhen vetëm me operacionin”, njoftoi SPAK.

 

Operacioni ‘Ura’, masë sigurie edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës

1747811786_armandtragaj.jpeg

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë të ditur se masë sigurie është dhënë edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës. Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.

 

Operacioni ‘Ura’ mes Italisë dhe Shqipërisë/ Urdhër arrest edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës

1747642939_policia.JPG

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit të madh antidrogë “Ura” në bashkëpunim me Italinë, është lëshuar urdhër arrest edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.

Në total janë lëshuar 52 urdhër arreste. Ndërkohë, sipas disa burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.