Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë nisur një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.
Aksioni po zhvillohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të përbashkët, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike.
Hetimet përfshijnë veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “pastrimi i parave”.
Në operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it dhe autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës.
“Pas përfundimit të operacionit policor, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikate të përbashkët”, thuhet në njoftim.
NJOFTIM I PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS
Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotikë dhe pastrimit të parave
Prishtinë, 09 qershor 2026
Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.
Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’.
Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët