Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet sot në ora 17:00, po merr përkrahje të jashtëzakonshme. Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë “opozita”, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror.
Thirrje për dalje në këtë protestë nuk ka bërë vetëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila derisa ka ardhur në pushte e ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Madje, eksponentëve të lartë të kësaj partie iu ka penguar mbështetja dhe mobilizimi i madh për këtë protestë që ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen sh-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Një ditë më parë, të gjitha partitë e opozitës ju kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për pjesëmarrje në këtë protestë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo protestë është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.
“Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare. Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi. Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ai ka thënë se proteste e 7 gushtit është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave të përbasketa.
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë. Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët. Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”, ka shkrua ai në profilin e tij në “Facebook”.
Kurse, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulane Haxhiu, dje anë marrë me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, të cilin e ka kritikuar dje presidentja Vjosa Osmani.
Ata kanë injoruar në tërësi proteston kundër Gjykatës Speciale, duke mos e thënë asnjë fjalë.
Madje, ata kanë fajësuar ish-presidentin Hashim Thaçi për emërimin e këtij gjyqtari.
“Atëherë pati aplikuar për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deputetja jonë, në emër të Grupit Parlamentar, asokohe ishim në opozitë, Albulena Haxhiu i pati shkruar letër Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm më vitin 2018, as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018, nuk e kanë parë të arsyeshme që ta ndalin një proces të tillë, sepse është absurde që dikush i cili, sipas informacioneve që kemi nga institucionet e sigurisë, është i papërshtatshëm dhe rrezik për rendin tonë kushtetues tash të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, ka thënë Kurti.
Për këtë çështje ka folur edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në profilin e saj në “Facebook”, Haxhiu ka kritikuar ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për mos inicimin e shkarkimit të gjyqtarit në fjalë.
“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij. Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte ‘ndërhyrje në pavarësinë e tyre’’”, ka shkruar Haxhiu.