Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.

Në takim është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur te Kryesia e Kuvendit, si dhe deputetët e ministrat e PS.

Takimi vjen pasi dje Rama prezantoi një paketë masash të cilat i quajti anti-dhunë. Këto ndryshime ligjore parashikojnë ashpërsim të masave kundër protestuesve të dhunshëm.