I kthyer në traditë, në Lezhë u organizua Panairi i Gjelit të Detit. Fermerët u mblodhën në Zadrimë, zonë e njohur prej dekadash për mbarështimin e këtij shpendi, simbol i tryezave të natës së ndërrimit të viteve. Krahas promovimit të produktit vendas, panairi solli edhe tradita kulturore e gastronomike të kësaj zone.
Teksa flasin për vështirësitë që po përballen, fermerët kërkojnë që gjeli i detit të konsumohet gjatë gjithë vitit, ndërsa thonë se çmimi varion nga 7 deri në 10 mijë lekë për kilogram.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, thotë se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për ti dhënë më tepër zhvillim sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.
Prej fillimit të muajit dhjetor në Lezhë ka nisur tregtimi i gjelit të detit, teksa në Zadrimë mbarështohen rreth 15 mijë shpend çdo vit.