Ati i Shenjtë Papa Leo XIV priti të hënën përfaqësuesit e gjithë besimeve të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë theksoi: “Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike e myslimanëve karakterizohen nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm”.
Me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave e bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera. Kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj përshëndeti sot Papën Leoni XIV.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe myslimanëve “janë karakterizuar nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, i favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm, të gjallë dhe të njëgjëjtë, të mëshirshëm dhe të gjithëpushtetshëm, krijues të qiellit dhe të tokës, që u foli njerëzve”, me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave dhe të bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera.
“Ky qëndrim i bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në lirinë e ndërgjegjes, përfaqëson një bazë të patundur për ndërtimin e urave ndërmjet bashkësive tona”, nënvizoi Ati i Shenjtë Prevost.
Ndër të pranishmit në audiencë, shumë delegacione ekumenike dhe përfaqësues të feve të tjera, që dje, morën pjesë në Meshën e përurimit të papnisë së Leonit XIV.
Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ndodhej në audiencë Kryegjyshi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili sot paradite u përshëndet personalisht me Papën Leoni XIV, si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.
Sot Kryegjyshi Botëror Haxhu Dede Edmond Brahimaj kremtoi ne Vatikan 66 Vjetorin e ditëlindjes duke marrë urime nga gjithë pjesëmarrësit.
Ndër përfaqësuesit e feve të tjera ishin eksponentë të bashkësisë hebraike, myslimane, hinduiste, budiste, sikh, zoroastriane e xhainist.Baba Mondi SamrxhiBaba Mondi Samrxhi1