Të premten parlamenti hapi dyert për 140 deputetët e legjislaturës së re. 35 deputetë kanë studiuar drejtësi, 31 ekonomi dhe të tjerët vijnë nga fusha e mjekësisë, shkencave të natyrës, shkenca politike dhe inxhinieri e art.
Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalsorja e betuar një ditë më parë, kur legjislatura e 11 nisi zyrtarisht, jo vetëm shkeli për herë të parë parlamentin si deputete, por në tempullin e demokracisë hyri edhe si deputetja më e re në moshë në mesin e 140 ligjvënësve. Vetëm 25 vjeç, ajo do të përfaqësojë në mandatin e saj të parë si deputete qytetarët e qarkut të Shkodrës.
Pas saj, më e reja mes 140 deputetëve renditet Zegjine Çaushi. 27 vjeçarja mban titullin avokat në të drejtën penale dhe do të përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë qytetarët e Fierit. Sipas statistikave, mosha mesatare e ligjvënësve të kësaj legjislature është 47.
140 deputetëve, Kuvendi ka përllogaritur që 35% janë gra, dhe 65 % burra, element që tregon se kuota gjinore e përfaqësimit është ruajtur sikurse ligji e kërkon, por parlamenti ende është larg barazisë në përfaqësim të grave e burrave.
Ajo që bie në sy, është edhe larmia e profesioneve. Në krye të listës janë juristët. 35 deputetë kanë studiuar drejtësi, 31 ekonomi dhe të tjerët vijnë nga fusha e mjekësisë, shkencave të natyrës, shkenca politike dhe inxhinieri e art.
Në këtë legjislaturë, 25 deputetë mbajnë gradën doktor i Shkencave ndërsa 5 prej tyre mbajnë titullin profesor.