Të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje të kujdesshme, për të marrë një rezultat që u jepte mundësi të vendosnin gjithçka në sfidën e kthimit. Ndaj ata kanë administruar me qetësi lojën duke mos lejuar vendasit t’i afroheshin portës së Qirkos, ndonëse ata kishin më shumë kontrollin e topit në pjesën e parë, ku humbën edhe shërbimet e Kekos për dëmtim.
Edhe goli i pësuar shpejt në startin e pjesës së dytë nuk demoralizoi të kuqtë të cilët iu përgjigjën shpejt vendasve me Skukën. Sulmuesi vendosi baraspeshën me tentativën e tij dhe më pas provoi të gjente edhe golin e dytë, në një fraksion loje që pat më pak raste. Në fund u desh ndërhyrja vendimtare e Qirkos për të ruajtur portën nga goli i Smith në shtesë, duke bërë që dueli të mbyllej me shifrat 1-1 që favorizojnë të kuqtë për sfidën e kthimit në Tiranë.
NOME KALJU-PARTIZANI 1-1
47′ Manilan / 51′ Skuka
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+5’ Smith gjuan brenda zonës së të kuqve, Qirko i vëmendshëm grushton e më pas mbrojtja largon sferën.
90’+4’ Patrikejevs gjuan nga distanca, topi merr një trajektore të çuditshme nga era dhe për fat shkon jashtë portës së Qirkos.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
86’ Lojë në mesfushë në këto minuta, pasi asnjë nga skuadrat nuk duket se ka forcën të gjejë hapësirën të rrezikojë.
81’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani me Garsian e Buxhelajn të cilët lënë fushën duke bërë vend Atanaskoskit dhe një tjetër 16-vjeçari, Vatës.
78’ Pas një goditje këndi, Siht tenton portën, pa gjetur katërkëndorin.
78’ Probleme për Himallarin i cili merr ndihmën e parë mjekësore dhe më pas kthehet në fushë.
76’ Tarasenkov i lë vendin në fushë Nikolajev në radhët e vendasve.
73’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë.
72’ Smith hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e të kuqve. (VIDEO)
67’ Krosim i Tarasenkov nga e djathta, topi kalon gjithë pasqyrën e portës. Sfera shkon te Kask i cili drithëron stadiumin me gjuajtjen e tij që shkon jashtë.
63’ Skuka nga e djathta provon me një gjuajtje që synon shtyllën e dytë, tentativa e tij nuk gjen portën e vendasve.
61’ Zëvendësime nga të dy skuadrat. Te vendasit është Smith i cili merr vendin e Mashçenko. Në radhët e Partizanit është Shanaj ai i cili merr vendin e Kotes.
51’ GOOOL PARTIZANI! Skuka barazon shifrat për të kuqtë pas një pasimi të Martinez.
50’ Pas një harkimi nga e djathta, Kask kishte mundësinë të shënonte golin e dytë për vendasit por gjuan jashtë.
47’ Goditje për të kuqtë, pasi vendasit gjejnë shpejt golin me Manilan pas një depërtimi me gjuajtje diagonale nga e majta.
46’ Nis pjesa e dytë.
45’+7’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e takimit.
45’+4’ Buxhelaj në kundërsulm ka mundësinë të rrezikojë portën e vendasve, gjuajtja e tij përfundon në duart e portierit Pavlov.
45’+2’ Padholjuzin tenton të gjuajë në zonën e të kuqve, goditja e tij bllokohet nga mbrojtësit e “demave”.
45’+1’ Dy goditje këndi radhazi për vendasit nuk sjellin rrezik në portën e Partizanit pasi të kuqtë spastrojnë rrezikun para Qirkos.
45’ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.
41’ Ritmi i lojës ka rënë në këto minuta me skuadrat që po prodhojnë pak raste të rrezikshme.
37’ Futbollisti 16-vjeçar Himallari merr vendin e Kekos të dëmtuar, pasi merr edhe instruksionet nga Gega.
34’ Zëvendësim i detyruar te Partizani, pasi Keko ka pësuar një dëmtim dhe duhet të lërë fushën e lojës.
30’ Të kuqtë provojnë me një goditje dënimi ku Malaj synon Skukën, por vendasit kontrollojnë gjithçka (VIDEO)
28’ Malaj tenton të bëjë gjithçka vetë me një depërtim mes kundërshtarëve në mesfushë, por në fund vendasit i largojnë sferën.
24’ Tambedou ndëshkohet me të verdhë për vendasit pas një faulli ndaj Skukës.
22’ Tarasenkov tenton portën me një gjuajtje diagonale nga e majta, Qirko në pozicion mbërthen sferën.
19’ Malaj ndëshkohet me karton të verdhë.
18’ Partizani i afrohet golit, këtë herë me një gjuajtje të Skukës të devijuar nga Keko, i cili nuk e kthen dot në portë.
17’ Protesta të të kuqve, Malaj rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë (VIDEO)
10’ Musolitin harkon në zonë ku topi mbetet në rrëmujë, në fund është Mehmeti i cili largon sferën.
9’ Tarasenkov depërton rrezikshëm në zonën e te kuqve, Martinez e ndal në momentin vendimtar duke çuar topin në goditje këndi.
2’ Kask gjuan tokazi nga jashtë zonës, Qirko pret në pozicion.
1’ Nis dueli në Talin.
FORMACIONET ZYRTARE
NOME KALJU: Pavlov, Mashçenko, Korre, Podholjuzin, Tambedou, Musolitin, Siht, Kask, Tarasenkov, Manilan, Patrikejevs.
Trajner: Nikita Andrejev
PARTIZANI: Qirko, Martinez, Preka, Mehmeti, Buxhelaj, Sembene, Kote, Malaj, Garsia, keko, Skuka.
Trajner: Skënder Gega.