Egnatia ish te supersfidë për javën e tetë të Superiores, ndërsa ka kujtimet e dy edicioneve të kaluara të “Final Four”. Takimi mes dy skuadrave luhet tek “Arena e Demave”, ditë e shtunë ora 17:00. Rreth 1000 tifozë janë të pranishëm për këtë përballje, që e sheh Egnatian me 7 pikë më tepër se Partizani.WhatsApp Image 2025-10-27 at 06.17.58-“Spiker”-i i stadiumit, Pap Kodra, ka ndryshuar pozicionim tek “Arena e Demave”. Ndryshe nga më parë ku vendosej pranë sektorit të miqve në tribunën qendrore, tashmë pozicionohet pranë sektorit të dedikuar për tifozët e Partizanit.
-Turistët ndërkohë kanë zgjedhur të vendosen në sektorin e miqve te tribuna qendrore. Duket si sektori i “turistëve” duke parë që të Egnatias janë shumë të paktë në numër. 14 prej tyre po e ndjekin sfidën në tribunën ballore. “Ultras Guerrils” bëjnë që ndeshja të mos e humbasë rëndësinë, me atmosferën që krijojnë. Turistët e shijojnë këtë fakt dhe disa herë ndezin telefonat për të kapur momente, këtë nuk e bëjnë edhe për ndeshjen.
-Askush nuk largohet nga fusha e blertë te Partizani pas ndeshjes. Madje të gjithë bashkohen, edhe Mateo Çipi që është me paterica pas dëmtimit të rëndë në Vlorë. Altin Bytyçi ka vendosur t’i propozojë partneres së tij. Tymueset, fishekzjarret dhe flakadanët nuk mungojnë, ndërsa disa prej futbollistëve formojnë “Marry Me”. Partnerja e Bytyçit pranoi propozimin e shumëpritur dhe u shkëmbyen puthje. Kështu siç nisi takimi me festë, për Atanaskoskin që numëron 100 ndeshje, edhe u mbyll me propozimin e Bytyçit.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT