Pas mbështetjes që mori në Samit nga liderët e Europës për mandatin e katërt, një mesazh i fortë vjen edhe nga SHBA. Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner në një videomesazh në një prej forumeve me të rëndësishme ndërkombëtare që u mbajt në Tiranë, e quan Edi Ramën një politikan të zotin.
Pas mbështetjes që mori në Samit nga liderët e europës për mandatin e katërt, një mesazh i fortë vjen edhe nga SHBA. Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner në një videomesazh në një prej forumeve me të rëndësishme ndërkombëtare ekonomike që u mbajt në Tiranë, e quan Edi Ramën një politikan të zotë. Ai thekson se kjo qeveri ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.
Kushner foli në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’ edhe për resortin luksoz që do të ndërtojë në ishullin e Sazanit.
“Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,- tha Kushner.
“Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.