25
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve, të cilët zhvilluan mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me kryesocialsitin Edi Rama.
Sipas diskutimeve, deputetët e PS kanë deklaruar se do të vazhdojnë punën për dy reformat e rëndësishme dhe nuk do të vonohen për asnjë moment.
Për herë të parë në mbledhje u shfaq edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, që pasi Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë derisa të shqyrtojë ankimin e kryeministrit Rama.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com