Telegram Ngushëllimi
Në emrin tim personal dhe në emër të të gjitha strukturave të PDK-së në Zvicër, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu nga Botusha e Gjakovës për ndarjen tragjike nga jeta të Blerim Salihut, djalit të Heroit të Kosovës, Jashar Salihu.
Kjo humbje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen Salihu, por edhe të gjithë ata që njohin dhe vlerësojnë kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj familjeje për lirinë dhe çështjen kombëtare. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjen, farefisin, miqtë dhe bashkëvendësit e tyre.
Lutemi që Zoti t’ju japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi për Blerimin do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Blerim Salihut.
Me respekt,
Adhurim Krasniqi
U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër
Në emrin tim personal dhe të të gjitha strukturave të PDK-së në Zvicër.
Ky telegram ngushëllimi është publikuar nga Adhurim Krasniqi, ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër, në emër të tij personal dhe të të gjitha strukturave të PDK-së në Zvicër.