6
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com