16
Kampionati i ‘Touch Rugby’, ose ndryshe sporti i regbisë pa kontakt, u mbajt për herë të parë në Shqipëri, ku morën pjesë skuadrat e 4 përfaqësueseve nga Evropa. Ky sport është një disiplinë moderne e rugby-s, që konsiderohet më dinamik dhe më i sigurt se sporti tradicional. Më shumë se sa rezultati për organizatorët për momentin rëndësi ka masivizimi i ‘Touch Rugby’.
“Kjo zhvillohet me 2 ekipe për secilën përfaqësuese. Çdo skuadër ka nga 6 lojtarë. Sot janë prezente përfaqësuesja e Malit të Zi, Holanda, Bullgaria dhe Shqipëria si pjesmarrëse dhe organizatore për herë të parë në Ballkan,”-u shpreh Orion Jucja, përfaqësues i ‘Shqipëria Touch Rugby’.
“Rezultate deri më tani janë shumë të kanqshme, duke patur parasysh se është hera e parë që marrim pjesë. Nëse vazhdojmë me këto ritme do ia dalim për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar një ekip për pjesmarrje në kompeticione më të madhe se kjo,”-tha Dajan Shatraj, përfaqësues i ‘Shqipëria Touch Rugby’.
Një nga vetitë dalluese të kësaj disipline të re sportive është se vajza dhe djem mund të luajnë bashkë në një ekip.