Qytetarë për Report Tv shprehen se, pavarësisht dëshirës për të qenë në stadium, nuk aplikuan për shkak të çmimeve të larta në portal që më pas ushitën edhe më shtrenjtë në treg të zi.
Data 4 qershor ishte afati i fundit që aplikuesit për bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi të merrnin përgjigjje pozitive. Kushdo që s’ka marrë email do të thotë se nuk është përzgjedhur, teksa më herët është bërë e ditur se çmimet e biletave nisnin nga 2 mijë lek deri në 50 mijë lekë. Mirëpo prej ditësh biletat e blera me këto cmime kanë dalë në treg të zi, me vlerat të frikshme, madje deri në 1500 euro. Për Report TV qytetarë të shumtë thotë se jo vetëm cmimet e tregut të zi por edhe ato të shitura në adresën zyrtare të federatës nuk janë të arsyeshme.
“Nuk kemi gjetur bileta. Si te duken çmimet? Shumë të larta,”-u shpreh një qytetar.
“Keni gjetur bileta? Jo akoma! Çmimet? Të shtrenjta dhe shumica po shiten në treg të zi,”-tha një tjetër qytetarë.
“Nuk kam biletë. Pse se keni marrë? Nuk e kam bërë aplikimin. Tifoz jam dhe unë, por janë shumë shtrenjtë. Të marrësh 500 mijë lekë një biletë?!”-deklaroi një qytetar.
Megjithatë ka edhe që mendojnë ndryshe.
“Ekonomi tregu. Tregu e vendos vlerën e biletave. Mund të shkojë edhe më shumë. Për mua është normale. Derisa jetojmë në këtë situatë, me ekonominë e tregut,”-u shpreh një tjetër qytetarë.
Stadiumi Arena Kombëtare ka një kapacitet prej afërsisht 22 mijë vendesh, ndërsa për ndeshjen e 7 qershorit, që vlen për kualifikueset e Botërorit, ka patur rreth 200 mijë kërkesa për bileta.