Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakë që po përhapen me shpejtësi. Mjete zjarrëfikëse nga Patosi, Roskoveci e Lushnja i janë bashkuar aksionit për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive në tre vatra.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se aktualisht po operohet me 6 mjete zjarrefikse, 2 autobote uji dhe 1 fadromë për hapje korridoresh.
Terreni është i vështirë dhe ndërhyrja me mjete brenda pyllit është pothuajse e pamundur. Fillimisht forcat zjarrfikëse kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.
Punonësit e pyjores të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, po presin me motosharra pemë e shkurre për të mundësuar hyrjen e mjeteve brenda pyllit.
Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit, por deri tani dyshohet se mund të jetë ndezuar aksidentalisht nga disa fëmijë.