Një surprizë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Partia Socialiste është fituesja e padiskutueshme në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. PD e Sali Berishës, ndonëse në këto zgjedhje zgjodhi që të fshihej pas kandidatëve të pavarur, ka pësuar disfatën e radhës duke zbritur nën 20%. Kandidatët e saj kanë marrë rezultate në pikiatë, ndërsa vetë PD krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, në këto 5 bashki ka pësuar një tkurrje të ndjeshme.
VLORË
Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota.
‘Gara’ e vetme në Vlorë ishte se cili prej dy kandidatëve të pavarur opozitarë do të ruante vendin e dytë. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe aleatët mori 2333 vota ose 11.68%, ndërsa këshilltari i PD i cili u rebelua ndaj partisë mori 1975 vota ose 9.88%, një diferencë e ngushtë me vetëm 358 vota. Në këtë bashki, PD ka një tkurrje 13.52% krahasuar me rezultatet e 11 majit, kur mori 25.2% të votave në këtë bashki, ndërsa PS rritet me 19%.
CËRRIK
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar fitoren me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u mbështet nga PD, Amarildo Hoxha. Ky i fundit ka marrë 1888 vota, një diferencë tejet e ngushtë prej 613 votash me kandidatin Eligert Hima të Shqipëria Bëhet, i cili mori 1275 vota. Krahasuar me rezultatet e 11 majit në këtë Bashki, PS shënon një rritje me 6.72%, ndërsa PD tkurret me 9,14%.
BERAT
Diferenca është e frikshme edhe në Bashkinë e Beratit. Kandidati socialist ka marrë fitoren me 13050 vota ose 83.35% kundrejt 2607 votave ose 16.65% të kandidatit të mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa. Po të krahasojmë këtë rezultat me zgjedhjet e 11 majit, PS rritet në këtë bashki me 28%, ndërsa PD tkurret me 16.75%.
TEPELENË
E njëjta situatë paraqitet edhe në Tepelenë, e cila në total kishte 21 Qendra Votimi dhe në këtë bashki për herë të parë u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual. PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota. Ndërkohë, kandidati i mbështetur nga PD, 26-vjecari Gabriel Guma ka siguruar vetëm 928 vota. PS rritet me 9.5% krahasuar me rezultatet e 11 majit në këtë bashki, ndërsa PD tkurret me gati 1%.
MAT
E vetmja bashki në veri të vendit që shkoi në zgjedhje të pjesshme, Mati, u fitua sërish nga socialistët. Me Altin Bojnin i cili ka fituar me 7425 vota ose 66.54%. Rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika ka marrë 3184 vota ose 28.54%. Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota ose 4.92%. Edhe në këtë bashki, PD ka rënie krahasuar me rezultatin e 11 majit, një rënie me 8.16%, ndërsa PS rritet me 7.34%.
Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të 5-ta bashkitë. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e pjesshmë të së dielës, ku votuan vetëm 12.54 përqind.
MAT/ Kandidati socialist fiton me 66% të votave, i pavaruri i opozitës 28%! ‘Rebelja’ brenda PS-së merr vetëm 4.9%
TEPELENË/ Sako i PS fiton me 77% të votave, i pavaruri i Berishës merr vetëm 22%! Për herë të parë testohet numërimi me Inteligjencë Artificiale
Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Tepelenës. Rezultatet përfundimtare të KQZ tregojnë se PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota.
Nga ana tjetër, 26-vjecari Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, ka marrë 928 vota ose 22.15%.
Për herë të parë në Bashkinë e Tepelenës u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual.

BERAT/ PS fitore të thellë me 83%, kandidati i mbështetur nga PD merr vetëm 17% të votave

VLORË/ Mbyllet numërimi, Mersini e PS fitore të thellë me 78% të votave, ‘gara’ e vetme mes dy demokratëve
Dy kandidatët e tjerë opozitarë rivalizuan njëri-tjetrin. I pari i pavarur por i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota ka marrë 11.68% të votave (2333 vota), ndërsa për kandidatin e pavarur Gjergji Nika rezultojnë 1975 vota (ose rreth 9.88%).

CËRRIK/ Socialisti Doka fiton me 66% të votave, i pavaruri i Berishës ruan vendin e dytë me 613 vota diferencë nga Shqipëria Bëhet
Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Cërrikut. PS fitoi thellë me kandidatin Florenc Doka i cili mori 66% të votave. Vendin e dytë e mban Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur që mbështetet nga PD i cili ka marrë 20.28% (1838 vota). Një diferencë e ngushtë me Eligert Himën e “Shqipëria Bëhet” i cili ka marrë rreth 13.66% (1238 vota), pra 600 vota më pak se kandidati i mbështetur nga PD.