10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Protesta e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkup është mbyllur pas rreth një ore zhvillimi, pa u shënuar asnjë incident.
Tubimi u karakterizua nga thirrje për drejtësi dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në përmbyllje të protestës, fjalën kryesore e mbajti kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, i cili kërkoi lirimin e çlirimtarëve.
Sipas informacioneve zyrtare, protesta u zhvillua e qetë dhe në mënyrë paqësore, pa asnjë rast të raportuar që do të cenonte rendin dhe sigurinë publike.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com