Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 16-vjeçare ka tentuar të vrasë veten.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e mitura, teksa denonconte rastin, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten me mjet prerës, ndërsa ka dhunuar dhe punonjësen e policisë. Raportohet se e mitura përndiqej nga një person që ishte në burg, dhe një tjetër.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.