6
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Plas në Vlorë. Si të mos mjaftonte forma e dobët sportive në Superligë, te Flamurtari ka ndodhur një përplsje fizike gjatë seancës së sotme stërvitore.
Konkretisht Idriz Batha është konfliktuar me brazilianin Cristian Nunez, ccka ka bërë që klubi të reagojë zyrtarisht duke treguar se ka ndërprerë kontratën me Idriz Bathën.
“Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha.
Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha”, bëjnë me dije vlonjatët.
Flamurtari ndodhet në ‘ujëra të turbullta’ këtë sezon dhe pas 16 raundesh mban vendin e parafundit në klasifikim.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com