Një sulm në qytetin strategjik të El-Obeid, kryeqytetit rajonal të Kordofanit të Veriut në Sudan, ka vrarë të paktën 40 persona. Kështu tha të martën agjencia humanitare e OKB-së.
OKB-ja nuk specifikoi datën e sulmit apo autorët, por ai erdhi ndërsa luftimet u intensifikuan për kontrollin e zonës në Sudanin qendror midis Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë.
Ndërkohë, të paktën shtatë persona u vranë në një sulm me dron në një spital pediatrik në Sudanin perëndimor, tha të hënën një organizatë mjekësh në vendin afrikan, i cili vazhdon të jetë i shkatërruar nga lufta që shpërtheu në prill 2023. Rrjeti i mjekëve sudanezë fajësoi paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për sulmin në spitalin në Kernoi, pranë kufirit të Sudanit me Çadin.