Kjo lëvizje vjen pas kritikave të pak ditëve më parë nga kryeministri Rama, i cili gjatë një takimi në Cërrik, kërkoi edhe pezullimin e AKU-së. Përveç rivlerësimit të trupës aktuale të inspektorëve të AKU-së, Komisioni do të merret edhe me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj.

Tre nga 5 anëtarët e këtij Komisioni do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ministrja Denaj theksoi se qëllimi është me këto masa synojnë që të sjellin një qasje dhe etikë të re në këtë institucion.

“…kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë, unë këtu dua të falenderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.

 

Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha. një etikë të re. Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.”, u shpreh Denaj.