Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i riu që ka mbetur viktimë është nga Laçi. Teksa po lundronte, motori i ujit është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, duke i marrë jetën.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të saj.