4
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Policia e Pogradecit prej 1 muaji ka vijuar hetimet lidhur me persona që kryejnë gërrmime në zonën e varreve monumentale ilire të fshatit Selcë të poshtme në Mokër.
Sipas të dhënave, kanë qenë tre të rinj të cilët janë konstatuar duke kryer gërmime në këtë zonë arkeologjike. Policia ka shoqëruar tre të rinjtë në Komisariat për zbardhjen e rrethanave.
Burime bëjnë me dije se gërmimet bëhen për shkak të gjetjeve të sendeve me vlerë pasi zona është arkeologjike dhe nuk lejohet që të kryhet asnjë gërrmim brenda territorit.
Policia ka sekuestruar një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në varrezat e Selcës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com