Së fundi po qarkullojnë mesazhe dhe lidhje (linqe) të rreme, që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe kërkojnë nga përdoruesit të dhënat e tyre personale dhe bankare.
Kjo është një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), që ka si qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të kartave bankare apo kodeve të aksesit në llogari online.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për kujdes të shtuar:
• Mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
• Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
• Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
• Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike.
Policia e Shtetit informon qytetarët që të tregojnë kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo të subjekteve të ndryshme
24