Policia e Shtetit ka përfituar së fundmi një seri donacionesh për pajisje me karakter teknik dhe digjital, në kuadër të projektit WBIBM, një iniciativë e qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës e zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), zyra në Tiranë.
Donacionet janë dorëzuar nga përfaqësuesit e IOM Tirana, të kryesuar nga Shefja e Misionit, znj. Alma Jani.
Ky kontribut synon forcimin e kapaciteteve operacionale dhe teknologjike të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë në digjitalizimin e proceseve dhe modernizimin e pajisjeve të saj.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit, znj. Jani vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet IOM dhe Policisë së Shtetit, duke falenderuar Drejtorin e Përgjithshëm të PSH, Drejtorin e Departamentit për Policinë Kriminale e drejtuesit e strukturave përfituese pasi çdo investim i deritanishëm është shndërruar në kapacitete të prekshme dhe të matshme.
Mbështetja e vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit përbën një komponent thelbësor në përpjekjet për të forcuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të luftuar me efikasitet aktivitetet e paligjshme, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e parregullt.
Donacionet e dhëna kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e strukturave të reja të kontrollit kufitar e doganor si edhe për menaxhimin e migracionit të paligjshëm në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare
Policia e Shtetit përfiton donacione nga projekti WBIBM, mbështetur nga Mbretëria e Danimarkës
5